Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të mbajtur seancë plenare nga ora 10:00.
Në rend të ditës janë shqyrtimi i projektligjit për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, shqyrtimi i Projektligjit për anti doping dhe ai i projektligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme.
Rendi i ditës
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-152 për Anti dopingun,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.