Nënkryetarja e PDK-së Vlora Citaku ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së MPJ-së Donika Gërvalla.
Çitaku ka komentuar intervistën e ministres më saktësisht pjesën kur ajo u pyet rreth iniciativës së Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty.
Sipas Citakut, intervista dhe deklarata e Gërvallës në këtë rast, ishte mjerim dhe për keqardhje.
“Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e pyetur lidhur me iniciativën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty, MInistrja Gërvalla paska deklaruar “ : Jo, një bashkërendim nuk ka pasur lidhur me këtë çështje, por ju duhet të më kuptoni që unë nuk komentoj veprimet e qeverisë shqiptare”.