Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e tij s’po synon triumfalizëm në dramën e grevës së mësimdhënësve.
Kurti theksoi se nuk ka premtuar rritje të pagave, ndërsa tha se deputetët duhet ta masin ndryshe performancën e qeverisjes së tij.
“Së pari, dua t’ju siguroj që nuk bëhet fjalë për kurrfarë synimi për triumfalizëm”, tha Kurti, duke treguar se ishte takuar me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykollin mbrëmjen e 1 shtatorit.
“Ia kemi ofruar triumfin” sindikalistëve, tha Kurti, duke shpjeguar ofertën e tij që ta prezantojnë bashkë Pakon për Përballje me Inflacion.
“Unë kam dashur që ata të bëhen pjesë e fitores [..] Ju ka pëlqyer, por nuk janë pajtuar pasi kanë dalë nga takimi, dhe nuk e di me kë janë konsultuar”, tha Kurti.
Ai theksoi se “çmimet nuk janë rritur specifikisht vetëm rritur vetëm për mësuesit dhe arsimtarët”.
“Çmimet janë rritur për të gjithë”, tha ai,