Zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky.Në një konferencë për media pas takimit, ministri çek, Lipavsky tha cështja e liberalizimit të vizave është një proces që bëhet nga aspekte teknike dhe vendime politike.
Ai shtoi se është e pamundur që të paparashikohet një datë e saktë kur mund të hiqen vizat për kosovarët.
“Për të kuptuar drëjtë, është një proces që bëhet nga aspekte teknike dhe vendime politike. Shpresoj që presidenca çeke të ketë vendim politik, që liberalizimi të ndodhë. Pastaj kthehemi te aspekti teknik dhe është e pamundur që të parashikohet një datë e saktë kur do të përfundojë”- tha ai.Diplomati çek tha se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e shtetit të tij.
“Shoqërohem nga anëtarë të parlamentit cek. Mesazhi jonë për popullin e Kosovës është që vendi juaj mund të llogarisë në përkrahjen çeke. Jemi në rrugë të drjetë, janë disa takime teknike që do të rezultojnë në vendim pozitiv, presidenca është duke punuar në këtë dtejtim” – shtoi ai.
“Dua të shpreh përkrahjen time dhe të BE për ti ndihmuar Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Cështja e energjisë – presidenca e kupton vështirësinë dhe kjo ceshtje eshtë duke u diskutiar për të gjetur zgjidhje, dhe Kosova të pjesë kur të diskutohet për energjinë në BE” – u shpreh ministri.
Në anën tjëtër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se e ka shprehur përkrahje për liberalizimin e vizave gjatë presidences çeke në BE.“Të dy shtetet ndajnë vlerat e njejta sa i përket ndërhyrjes në Ukrainë. E kemi të njehsuar politikën me BE-në. Kemi shprehur gatishmëri për të pranuar refugjatë. E cmojmë lartë agjendën që r keni vendosur për liberalizimin e vizave.
Është një hap i rëndësishëm për vizat. Do të jemi në kontakte të ngushta me grupet punuese për vizat. E informova ministrin që Qeveria jonë që mga fillimi është përfshirë në mënyrë konstruktive për dialogun me Serbinë” – tha Bislimi.
Republika Çeke, e cila aktualisht ka kryesimin e Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar se diskutimi në Këshillin e BE-së për këtë proces, do të nisë më 13 tetor.Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në vitin 2018. Por, instanca e fundit është Këshilli i BE-së, apo vendet anëtare.