Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, bashkë me tre prej ish-presidentëve të Shqipërisë ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.
Pacolli e ka njoftuar një gjë të tillë në ‘Facebook’, duke thënë se qëllim i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së.
“Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së”, shkruan ai.
“Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet”, përfundon postimi i tij.