Ka ndërruar jetë këmbësori, rreth moshës 80 vjeçare, i cili është goditur sot nga një automjet në lëvizje rreth orës 11:21 në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi.
“Njoftim shtesë rreth aksidentit në fshatin Vragoli: Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”, ka thënë Krasniqi. /