Aksident në Pejë, dy persona të lënduar

Aksident në Pejë, dy persona të lënduar

Gjatë ditës së sotme rreth orës 18:40, dy persona kanë mbetur të lenduar si pasojë e një akisdenti në rrugën “Beteja e Loxhës”, në Pejë.

Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një autobus i cili ishte i parkuar.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, dhe sipas ekipit mjekësor, të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orë 18:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ” Beteja e Loxhës” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura dhe një autobus i cili isht i parkuar, si pasojë e aksidentit dy (2) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, por sipas ekipit mjekësor te njejtit kanë lendime të lehta dhe janë jasht rrezikut për jetë”, tha Rugova.

Related Articles