Protestat kundër rritjes së çmimeve dhe kostos së lartë të jetesës janë duke shpërthyer dita ditës në vende të ndryshme të Evropës.
Pas Francës, ishte radha e britanikëve të dilnin në rrugë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve dhe politikat e ndërmarra nga qeveria për t’i ndihmuar.
Me pankarta nëpër duar ku shkruhej ‘ne nuk paguajmë’, protestuesit parakaluan në disa prej shesheve kryesore të kryeqytetit britanik, duke kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve të tjerë që t’iu bashkoheshin.
Qytetarët e Evropës janë duke u përballur me rritje të konsiderueshme të çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.