Mëngjesin e sotëm, pas faljes së Namazit në “Sheshin Skënderbej” një person u lye me benzinë dhe teksa tha në gjuhën arabe “Zoti është madh”, tentoi të vetëdigjej. Fillimisht 40-vjeçari me iniciale B.G u neutralizua nga besimtarët dhe menjëherë në vendngjarje mbërriti edhe Policia.
Gjatë neutralizimit të tij, i riu thërriste “Nuk ka Zot” dhe nuk kishte një sjellje të qëndrueshme.
Ai është shoqëruar në Komisariatin nr.1 në kryeqytet, ku ka treguar se ka probleme familjare.
Këtë ngjarje, një prej përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman e cilësoi një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.
“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste. Problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, tha ai para mediave.
Ceremonia e faljes së Namazit në kryeqytet u zhvillua duke respektuar masat anti-COVID.
Fitër Bajrami është festa që vjen si shpërblim për besimtarët myslimanë pas 30 ditësh agjërim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit./euronews/