Një ndeshje futbolli në Indonezi është kthyer në tragjedi, ku të paktën 129 persona kanë vdekur.
Sipas zyrtarëve gjithçka ka ndodhur në një rrëmujë, në një nga katastrofat më të rënda të stadiumeve në botë. Rrëmuja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj përkrahësve të protestuesve.
Rreth 180 u plagosën në përplasjen pasi Arema FC humbi ndaj rivalëve Persebaya Surabaya në Java Lindore. Shefi i ministrit të sigurisë së vendit tha se numri i spektatorëve e tejkaloi kapacitetin e stadiumit me rreth 4,000 njerëz.