Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku së fundmi ka komentuar fyerjet ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, rapoton Gazeta Engima.
Çitaku sulmet, fyerjet e kërcënimet nga më të ndryshme kundrejt tij i cilëson si “trishtuese”.
“Shumë trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese, fyese, poshtëruese, të drejtuara kundër tij e qe besa kundër të gjithë arsimtarëve tanë”, ka shkruar Çitaku.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
Rrahman Jasharin e kam takuar vetëm një herë, tash së fundi kur erdhi për takim, në kuadër të vizitave që sindikatat po realizionin me partitë politike.
Shumë trishtuese me i pa sulmet dehumanizuese, kërcënuese, fyese, poshtëruese, të drejtuara kundër tij e qe besa kundër të gjithë arsimtarëve tanë.
Fushatat e organizuara dhe sulmet sistematike e të sinkronizuara kanë për qëllim frikësimin dhe shuarjen e çdo zëri që mendon ndryshe nga Qeveria dhe Kryeministri.
Kjo mendësi nuk kalon.