Sulmi më i mirë pas fazës së parë në Superligën e Kosovës në futboll

Sulmi më i mirë pas fazës së parë në Superligën e Kosovës në futboll

Më t’u mbyllur xhiroja e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, është mbyllur edhe faza e parë e kampionatit.

Skuadra nga Gjilani, Drita, është liderë me 21 pikë të mbledhura në këtë fazë, duke e lënë prapa Ballkanin e cila ka grumbulluar 18 pikë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, raporton Gazeta Enigma.

Përveç që është duke kryesuar elitën, skuadra e Dritës e ka edhe bindshëm sulmin më të mirë. “Bardhkaltërit kanë shënuar 20 gola, duke e lënë prapa Trepçën ’89 e cila ka realizuar 16 gola.

Gazeta Enigma ua sjell renditjen e plotë të ekipeve të cilat kanë sulmin më të mirë pas fazës së parë:

  1. Drita 20 gola
  2. Trepça ’89 16 gola
  3. Malisheva 15 gola
  4. Ballkani 11 gola
  5. Gjilani 10 gola
  6. Prishtina 10 gola
  7. Drenica 9 gola
  8. Llapi 8 gola
  9. Ferizaj 8 gola
  10. Dukagjini 8 gola

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles