Misionin e nisën bashkë, ashtu si edhe jetën. Binjaket Liza e Luna, zyrtarisht u bënë nxënëse.
Ato nuk erdhën duarthatë për mësuesen, njësoj siç janë të përgatitura edhe për mësimet.
Të dyja, e pritën gjatë fillimin e mësimit.
Gëzimin për ditën e parë, nuk e fshehën as bashkëmoshataret e tyre. E entuziazmi u pa edhe te prindërit që nuk largoheshin nga dyert e klasave.