Gazetari britanik, Andrew Gray, ka reaguar pasi njeriu më i pasur në botë Elon Musk tha se në Donbas e Krime duhet të ndiqet shembulli i Kosovës.
Musk madje kishte sugjeruar se në Donbas e Krime duhet bërë një referendum, “ngjashëm me Kosovën”.
“Musk duket se po sugjeron se ka pasur një referendum të mbikëqyrur nga OKB-ja në Kosovë. Nuk kishte diçka të tillë. Këto janë gjëra themelore. Dhe krahasimi me Kosovën në këtë mënyrë thjeshtë nuk është e dobishme, është direkt nga librat e Kremlinit. Nuk është çudi që djali dëshiron një buton të editimit”, ka shkruar Gray në Twitter.