Vonesa e pagave për mësimdhënësit, Kushaj tregon se çfarë po presin nga qeveria

Vonesa e pagave për mësimdhënësit, Kushaj tregon se çfarë po presin nga qeveria

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit që grevuan për më shumë se një muaj, ka ngjallur shqetësim te secili qytetarët i Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, Anëtari i Këshillit Grevist të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Reshit Kushaj tha se janë duke pritur deri më 5 tetor që pagat të dalin për mësimdhënësit.

Kushaj tha se lidhur me këtë nuk kanë çfarë të thonë më shumë.

“Nuk kemi çfarë të deklarojë më më shumë nga ana jonë, unë vetëm mund të them që ne jemi duke e pritur datën pesë tetor që të dalin pagat për mësimdhënësit”, tha shkurt Kushaj për Gazetën Enigma.

Related Articles