Cristiano Ronaldo do të largohet përfundimisht nga Manchester Unitedi, ka njoftuar “The Telegraph”, të martën.
Mësohet se krerët e Unitedit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Ronaldon në afatin kalimtar të janarit. Ai këtë edicion nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag, i cili ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e portugezit në fillim të vitit të ardhshëm.
Ronaldo këtë edicion ka luajtur vetëm 80 minuta në Premier League dhe është i dëshpëruar të largohet nga klubi, të cilit iu bashkua vitin e shkuar. 37-vjeçari ka kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsionin e rinovimin edhe për një vit tjetër, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 20 milionë euro.