Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka siguruar se numrat e Erling Haaland në Premier League “flasin vetë” dhe se në këtë moshë askush nuk mund të krahasohet me të.
Sulmuesi norvegjez, i cili sapo ka shënuar një hat-trick kundër Manchester United (6-3) në derbi, ka shënuar 26 gola vetëm në moshën 21-vjeçare në Champions League.
“Në këtë moshë askush nuk mund të krahasohet me të. Askush. Shifrat e tij flasin vetë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai i beson shumë fizikut të tij. Ai është shumë intensiv dhe inteligjent. Ai mund të luajë pa probleme çdo tre ditë”, tha Guardiola në konferencë për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Kopenhagës.