Ka kaluar ora 16:00 dhe pagat e mësimdhënësve nuk janë ekzekutuar ende.
Kështu konfirmoi për “Gazeta Blic” anëtarja e Kryesisë së SBASHK, Hanife Salihu.
Salihu tha se hapi i radhës që do të ndërmarrin do të jetë të ushtrojnë kallzim penal ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Murati.
“Po ju njoftoj se pagat nuk na ka dalë ende. Ne kemi me ngrit kallzim penal ndaj Ministrit të Financave Hekuran Murati. Sonte do të konsultohemi me Kryesinë dhe do të ndërmarrim pastaj edhe veprime të tjera në bazë të vullnetit të tyre.Ne vazhdimisht mbajmë takime me Kryesinë, për momentin ende nuk e kemi caktuar takimin me kryetarët e Këshillave Komunale për të vendosur për veprimet e radhës” deklaroi Salihu.
Edhe kryetari i SBASHK, tha se rrogat e mësimdhënësve ende nuk janë ekzekutuar.
Minstri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se do të veprojnë sipas ligjit sa i përket kësaj çështjeje.
“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati.
Mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë pezulluan grevën pas pesë javësh.
Edhe pas pezullimit të grevës vijoi tensioni SBASHK-Qeveri, pasi kjo e fundit vendosi mosekzekutimin e pagave për mësuesit.
Kjo solli edhe reagimin e SBASHK të cilët nuk kanë përjashtuar edhe rikthimin e sërishëm në grevë.