Serbia e lë Kosovën jashtë KiE-së?

Serbia e lë Kosovën jashtë KiE-së?

Kjo e mërkurë u rezervua për mbledhjen e komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, por në institucionin ku Kosova aplikoi të anëtarësohet zyrtarisht më 12 maj, nuk u caktua një datë se kur fati i shtetit potencialisht më të ri brenda KiE-së, mund të futet në agjendë.

Kështu po pretendon kryediplomatja serbe në Këshill, Aleksandra Gjuroviq.

“Takimi i sotëm përfundoi me një gati si vendim për fillim të procedurave për anëtarësim pa qenë në agjendë, por diskutime për këtë çështje pati, gjatë së cilave ishin të pranishëm të gjithë anëtarët, pra të 46 vendet patën mundësi të shprehin qëndrimet e tyre”, tha ajo.

Gjuroviq i tha televizionit shtetëror serb se kundër anëtarësimit të Kosovës dolën Spanja, Sllovakia, Azerbajxhani, Moldavia dhe Gjeorgjia. Madje sipas saj, ajo se çfarë ndodhi ishte e favorshme për Beogradin.

“Një aplikim i tillë, pra procedimi i kërkesës së të ashtuquajturës Kosovë, do të ndikonte në përçarjen brenda komitetit të ministrave, dhe ky unitet për të cilin secili është krenar do të zhdukej”, tha Gjuroviq.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme së Kosovës mohoi se anëtarësimi ishte në agjendë të KiE-së këtë të mërkurë.

Related Articles