Pezullohet protesta e mantelbardhëve

Pezullohet protesta e mantelbardhëve

Është pezulluar protesta e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së.

Kjo shoqatë ka njoftuar antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që ky pezullim erdhi pas takimit të kryetares Imeri me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin.

“Pas takimi të Kryetares së FSSHK, znj. Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Rifat Latifi, i njëjti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave, përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e tyre.

Bëhet e ditur se në këtë takim është rënë dakord për krijimin e shpejtë të një Grupi Punues për rishqyrtim dhe hartim.

“Në këtë takim janë dakortësuar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar”.

“Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka vendosur që deri në rishqyrtimin e këtyre urdhëresave dhe krijimin e Grupit Punues, të ftoj të gjithë antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që MOS I ZBATOJNË katër ( 4 ) pikat e urdhëresave të cilat i konsiderojmë diskriminuese, denigruese dhe që kanë elemente të përdorimit të standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona”, thuhet në njoftim.

Related Articles