Është plagosur një person, dhe i njëjti pas plagëve të marra është dërguar në QKUK.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku theksohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrveshjeje mes palëve. Ndërsa, personi që ka kryer aktin është në arrati.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Ndryshe, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Mato”, në Prishtinë.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.