Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, pritet të mbahet një interpelancë, të shqyrtohen disa projektligje dhe rekomandime.
Në fillim të seancës, nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se me pëlqimin e presidentes Vjosa Osmani, Nasuf Bejta do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit.
Ai do ta zëvendësojë ish-deputeten Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila dha dorëheqje për shkak të problemeve shëndetësore.