Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pyetur kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati se pse janë hidhëruar me mësuesit.
Sipas Krasniqit, Murati po sillet njëjtë si me veteranët ashtu edhe me mësuesit, teksa shtoi se dallimi është se veteranëve u ka kërkuar falje, ndërsa mësuesve po ua heq edhe bukën prej gojës.
“Ministri dje e ka shkelur ligjin me mosekzekutim të pagave. Mundohuni ta interpretoni sic te doni, Kallëzimin Penal e ka, për këtë do të përgjigjet, pagat kanë me dalë, fundi ka me i ardhë, por ky presion e shantazh, ky s’besoj që do të harrohet”.
“A do të mbes ndonjëri nga këta ministra pa e shkelë ligjin, pa e shkel kushtetutën, ministrja e Arsimit e ka shkelë kushtetuan. Kjo atë ditë është dashur të kërkoj falje dhe të ecë në shtëpi”, është shprehur Krasniqi.
Tutje, ai tha se sjellja e qeverisë është tendencë diktatoriale, teksa iu drejtua me fjalët se “ju s’jeni as të majtë, as të djathtë, as liberal, ju s’jeni asgjë, ju jeni veç pushtetarë”, tha Krasniqi