Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të xhiros së tetë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Ndeshje fantastike është zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ku Feronikeli 74 ka barazuar 2-2 me Lirinë.
Mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 93-të të ndeshjes, për t’u kthyer në shtëpi me një pikë.
Me këtë barazim, Feronikeli rrezikon vendin e parë në Grupin A.
Ndeshje interesante u zhvillua edhe në Grupin B, në mes të Fushë Kosovës dhe Flamurtarit.
Vendasit morën fitore minimale në stadiumi “Ekrem Graiçevci”, me rezultat 1-0.
Me këtë fitore, Fushë Kosova tani afrohet në vetëm një pikë ndaj vendit të parë, të cilin e mban Ulpiana.