Kosova U17 ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në kuadër të turneut kualifikues të Grupit 8 për Evropianin 2023.
Dardanët janë mposhtur nga Greqia U17 me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.
Ndeshja e radhë për Dardanët zhvillohet të martën ndaj Finlandës U17.
/Gazeta Enigma/