Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në procesin e dialogut.
Ajo ka thënë se nuk e kupton se pse Kurti nuk e konsideron procesin e dialogut me Serbinë si prioritet kyç për Kosovën, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, Beogradi po e pret vazhdimin e dialogut, dhe se siç thotë ajo “topi është në anën e Prishtinës”.
“Dialogu është shumë i vështirë, i cili ka nevojë për liderë të guximshëm, por është mënyra e vetme për të ecur përpara”, ka thënë ajo duke shtuar se sa më shpejtë të rinis procesi, aq më mirë do të jetë për të dy vendet.
Në fund, Bërnabiq tha se marrëveshja e Prespës mund të shërbejë si shembull i mirë për zgjidhjen e problemit me Kosovën