Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e pasdites gjatë të dielës, njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.
Konfiskimi i armës është realizuar në fshatin Baks të kësaj komune, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrolle një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie me 12 fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. B.,49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’”, thuhet në njoftim.