10 xhiro të zhvilluara, dy trajnerë të larguar (Statistikat)

10 xhiro të zhvilluara, dy trajnerë të larguar (Statistikat)

Superliga e Kosovës në futboll këtë javë ka përfunduar ndeshjet e para të fazës së dytë.

Klubi Futbollistik “Drita” aktualisht është duke treguar formë të lartë duke kryesuar elitën e futbollit me 24 pikë të mbledhura. Edhe Ballkani e cila ka dy ndeshje më pak të luajtura pozicionohet në vendin e dytë me 21 pikë të grumbulluara.

Tri skuadrat të cilat nuk e kanë nisur mirë kampionatin dhe pozicionohet në vendet e fundit janë Dukagjini, Malisheva dhe Ferizaj të cilat kanë mbledhura vetëm nga 8 pikë.

Nga tri skuadrat e fundit vetëm skuadra e Dukagjinit edhe më tutje është duke vazhduar punën me kryetrajnerin Armend Dallkun i cili së fundmi ka triumfuar në dy ndeshjet e rëndësishme ndaj Ferizajt si vendas dhe Prishtinës si mysafir.

Klubet si Malisheva dhe Ferizaj tashmë veçse kanë bërë ndryshime në shtabin teknik, shkruan Gazeta Enigma.

Malishevës ju nevojitej vetëm gjashtë ndeshje për ta shkarkuar nga pozita e trajnerit Arsim Thaqin. Ky shkarkim erdhi pas humbjes ndaj Prishtinës me rezultatin 4-2 në kuadër të javës së shtatë.

Thaqi me Malishevën kishte tubuar 7 pikë në gjashtë ndeshje, duke arritur dy fitore, një barazim dhe katër humbje.

Kjo nuk i kishte bindur drejtuesit e klubit të cilët një ditë pas ndeshjes me Prishtinën përmes një njoftimi me 15 shtator të këtij vitit kishin vendosur të lironin nga detyra trajnerin, pasi sipas tyre ka qenë fushatë kryesisht zhgënjyese.

Malisheva ndeshjen ndaj Dritës së Gjilanit e kishte zhvilluar me ndihmës-trajner të cilën ishin mposhtur si vendas me rezultatin, 2-4.

Një ditë pas humbjes ndaj Dritës, Malisheva kishte arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin Sami Sermaxhaj.

Sermaxhaj deri më tani ka drejtuar ekipin e Malishevës në tri ndeshje. Dy herë u përballen ndaj Ballkanit pasi që ndeshja xhiros së parë ishte shtyrë dhe një herë u ballafaqua me Llapin. Në këto ndeshje Sermaxhaj me ekipin kanë marrë vetëm një barazim ndaj llapjanëve dhe dy humbje kundër suharekasve.

Tek Ferizaj punët qëndrojnë më ndryshe pasi që trajneri Arbnor Morina dha vetë dorëheqje nga skuadra pas ndeshjes me Gjilanin të cilën deri në fund të sfidës ishin në epërsi, derisa gjilanasit barazuan rezultatin në minutat shtesë.

Morina pas takimit kundër Gjilanit ka njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jetë më trajner i ekipit sepse mënon që duhet të ndryshohet diçka që ekipi të ec përpara dhe se klubi është më i madh se individi.

Arbnor Morina me skuadrën e Ferizajt ka dhjetë ndeshje të zhvilluara dhe pozicionohen në vendin e fundit në tabelë. “Ujqit” nën drejtimin e trajnerit prishtinas kanë arritur të triumfojnë vetëm një ndeshje, kurse kanë marrë pesë barazimi dhe katër humbje.

Në ditët në vazhdim pritet që të shihet se kush do të emërohet kryetrajner i Ferizajt dhe se a do ketë forcë që të largohet nga zona e rrezikshme.

/GAZETA ENIGMA/ 

Related Articles