Sulmi daj autobusit nga Kosova në Serbi, vjen reagimi i Bislimit

Sulmi daj autobusit nga Kosova në Serbi, vjen reagimi i Bislimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka dënuar sulmin me gurë ndaj autobusit të kompanisë “Turist Kosova e Re”, që ndodhi të shtunën në Serbi.

Bislimi përmes një postimi në Twitter ka shkruar se për këtë rast janë njoftuar autoritetet serbe, por të njëjtat nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim.

“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj autobusit nga Kosova, gjatë daljes nga autostrada në Serbi. Autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka shkruar Bislimi.

Autobusi i kompanisë “Turist Kosova e Re” u sulmua të shtunën rreth orës 18:50 më rrugën Nish-Leskovc, derisa po kthehej nga Zvicra në Kosovë.

Sipas kompanisë në autobus kanë qenë 20 udhëtar që fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime, ndërkaq sulmi është kryer nga dy persona të maskuar. 

Related Articles