Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kohëve të fundit vazhdimisht ka folur për rritjen e partisë së tij.
Ai thoshte se kjo rritje vjen pas keq-qeverisjes së kryeministrit Albin Kurtit dhe kabinetit të tij qeveritar.
Megjithatë, ai tashmë ka shkruar një status në rrjetin e tij social në Facebook, duke folur për të ‘mirat që do të vijnë’, pa treguar se për çfarë bëhet fjalë saktësisht.
“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, shkroi deputeti opozitar.
Sidoqoftë, ende nuk dihet se çfarë ka dashur të përçojë me këtë mesazh i pari i LDK-së, për kthimin e LDK-së në krye të qeverisë apo thumbim për ish-krerët e saj.