Policia e Kosovës, sot ka arrestuar një person i cili kishte urdhëresë ndërkombëtare.
Nga policia bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
”Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar : -H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.