A do t’i bashkohet PDK-së, Fatmir Limaj? Flet Bajrush Xhemaili

A do t’i bashkohet PDK-së, Fatmir Limaj? Flet Bajrush Xhemaili

Bajrush Xhemaili nga PDK-ja ka thënë se zyrtarisht Fatmir Limaj nuk është adresuar për t’u rikthyer në parti.

Xhemaili në Politiko, ka thënë se nëse Limaj është i interesuar t’i bashkohet PDK-së, atëherë duhet të diskutohet me të.

“Nuk e di, askush nuk më është drejtuar. Ta them të vërtetën ka fjalë, kam dëgju në qytet, por askush s’është drejtuar tek ne, as vet z.Limaj. Ai është një figurë që i ka dhënë këtij vendi shumë, e ka një subjekt i cili vërtetë tash nuk është ndër më të mirat, por nuk e di, nuk mund të them dicka… mendoj se është një njeri që duhet të bisedohet me të, nëse është i interesuar”, ka thënë ai.

Related Articles