Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për dështim.
Ai në “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka thënë se Kurti me propagandë i ka fituar zgjedhjet.
Limaj ka theksuar se Kurti deri tani ka dëshmuar se di të bëjë vetëm një punë, mashtrimin.
Duke folur për rolin e opozitës, ai ka thënë se vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është duke bërë opozitë përball kësaj qeverie.
“Veç Ramushi po bën opozitë”, ka pohuar Limaj.