Një grup prej 18 elefantësh janë gjetur të ngordhur në rajonin Assam të Indisë. Zyrtarët thanë se elefantët u mbytën nga rrufeja që e goditi pyllin e mbrojtur, Kandoli.
Banorët e fshatit i njoftuan autoritetet kur i gjetën trupat e elefantëve në pyll. Kryeministri rajonal, Himanta Sarma, tha se është i shqetësuar nga numri i madh i elefantëve të ngordhur dhe se është urdhëruar nisja e hetimeve për këtë rast.
Në Indi jetojnë mbi 27.000 elefantë aziatikë, ndërsa rreth 21 për qind e tyre jetojnë në rajonin Assam, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Kjo është hera e parë në 20 vitet e fundit në Assam që kaq shumë elefantë gjenden të ngordhur në të njëjtën kohë.
Ministri shtetëror i Pyjeve shkroi në rrjetet sociale se është thellësisht i pikëlluar nga ngordhja e elefantëve për shkak të rrufesë masive në Nagaon.
Ai shtoi se zyrtarët përgjegjës për botën e egër do të shkojnë në vendin e ngjarjes të premten në mëngjes.