Gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, do të nis më 26 tetor.
Kështu u bë e ditur nëpërmjet një kumtese nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
“Ju njoftoj se më 26 tetor 2022, me fillim nga ora 10:00, është caktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve D.K i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryejre vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në këtë njoftim.
Kujtojmë se kanë kaluar më shumë se një vit që nga vrasja e Marigona Osmanit, për të cilin rast deri më tash është mbajtur vetëm seanca fillestare ndaj dy të akuzuarve.
18-vjeçarja ishte lënë në ambientet e Spitalit të Ferizajt pa shenja jete, derisa të dyshuarit, Dardan Krivaqa e Arber Sejdiu kishin ikur.
Sejdiu ishte arrestuar i pari nga Policia e Kosovës, derisa disa ditë më vonë autoritet arritën ta vënë nën pranga edhe të dashurin e Marigonës, Dardan Krivaqa.