Inflacioni në Kosovë për muajin shtator të 2022-s është 12.7 %.
Kjo është përqindja e nxjerr nga krahasimi me muajin e njëjtë shtator 2021.
Kjo kryesisht, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (60.2%); vajra dhe yndyra ushqimore (49.7%); bukë dhe drithëra (33.5%); qumësht, djathë dhe vezë (25.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (24.7%); gaz (23;9%); mish (22.3%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (21.1%); kafe, çaj dhe kakao (17.9%).
Po ashtu ngritje ka edhe tek prodhimet e ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (16.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (16.2%); shërbime për transport (15.7%).
Pa rritje nuk kanë shpëtuar as shërbimet hoteliere (14.2%); mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (13.3%); veglai dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.9%); kujdes personal (8.3%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.3%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.7%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.2%); pajisje shtëpiake (5.9%); blerje e automjeteve (5.5%); duhan (5.4%); pije alkoolike (5.2%); produkte farmaceutike (4.9%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (4.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 13.0 për qind në IHÇK.