Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja.
Në takim me të dy ministrat, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka shënuar përparim të ndjeshëm në procesin e reformave në sundimit e rendit dhe ligjit, thuhet në komunikatë për media.
Ajo tha se reformat në drejtësi dhe në sundim të rendit e ligjit, janë prioritet i institucioneve të Kosovës.Teksa tha se bashkëpunimi me Shqipërinë është i domosdoshëm, posaçërisht në sferën e mbështetjes me ekspertizë në çështjen e reformave në drejtësi.
Sipas Presidentes, vetingu është një nga proceset më të rëndësishme për kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi.
Temë e diskutimit në takim ishte edhe pjesëmarrja e Kosovës në Samitin për Demokraci, të inicuar nga Presidenti Biden, në të cilin Kosova udhëheqë grupin tematik për sundim të ligjit dhe reforma në drejtësi.