Janë duke u zhvillua dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve të cilat kanë filluar në ora 18:45.
Në Danimarkë janë duke u përballur Copenhagen dhe Manchester City, kurse në ndeshjen tjetër Maccabi Haifa po përballet me Juventusin.
Tashmë janë mbyllur edhe pjesët e para të këtyre përballjeve, shkruan Gazeta Enigma.
Copenhagen dhe City po luajnë pa gola. Skuadra e Cityt ka realizuar një gol me Rodrin por i cili u anulua nga gjyqtari kryesor. Gjithashtu skuadra mysafire është duke luajtur me një futbollist më pak, pasi që Gomez është ndëshkuar me karton të kuq.
Në sfidën tjetër Maccabi Haifa është duke e befasuar gjigantin italian, Juventus. Maccabi është në epërsi të dyfishte pas pjesës së parë.
/Gazeta Enigma/