Peci: Nuk kam pasur ambicie për kryetar të Partisë Guxo

Peci: Nuk kam pasur ambicie për kryetar të Partisë Guxo

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë që nuk ka pasë ambicie që të jetë kryetar i Partisë Guxo.

Peci në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që ka qenë vullnet i shumicës së anëtarësisë që të ketë një rol.

“Nuk kam pasë ambicie për kryetar, ka pasë edhe opsione tjera në kuptimin që me pasë garë të hapur. Unë nuk kam shprehur interesim, por ka qenë vullnet i shumicës së strukturës dhe të anëtarësisë që edhe unë të kem një rol. Përderisa e vlerësoj shumë personalitetin e Donika Gërvallës, nuk kam dashtur që të shpreh ambicie për të parin e partisë”, ka thënë ai.

Tutje Peci ka htënë që qëllimi i kësaj partie është që të mos jenë vetëm një numër më shumë, por të kenë edhe risi në atë që u ofrojnë qytetarëve.

“Synimi jonë si subjekt politik është që të mos jemi vetëm një parti më shumë në Kosovë, por të fusim risi edhe në aspektin e udhëheqjes edhe menaxhimit, por edhe në aspektin e orientimeve programore që u ofrojmë qytetarëve”.

“Përderisa jemi në fazën fillestare pas përfundimit në Kuvendin Zgjedhor, ka një vullnet dhe entuziazëm të strukturave drejtuese të Guxo për t’ u konsoliduar edhe më tutje dhe thjesht në proces të dakordësimit për një ide. Për bashkëudhëheqje ideja ka qenë ekskluzivisht e Gërvallës, por me disa arsyetime që na ka bindur edhe neve që është njëri prej opsioneve që ndoshta do të jetë storie suksesi në skenën politike kosovare”, ka thënë Peci.

Related Articles