Gërvalla niset për në Gjermani për t’u takuar me Baerbock

Gërvalla niset për në Gjermani për t’u takuar me Baerbock
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkuar për vizitë zyrtare në Gjermani të mërkurën, me ftesë të kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock.

Kështu ka bërë të ditur MPJD me anë të një komunikate për media, duke thënë se pjesë e diskutimeve do të jetë fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e Gjermanisë, si dhe aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

“Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ministrja Gërvalla-Schwarz do të zhvillojë takim me homologen e saj gjermane znj. Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe sfida energjetike.

Related Articles