Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, kanë komentuar Raportin për Kosovën për vitin 2022, i publikuar nga Komisioni Evropian.
Gjatë kësaj konference, Kurti u pyet nga një gazetar se cili do të jetë kushti i radhës për Kosovën që t’i liberalizohen vizat.
Kurti ndaj kësaj pyetje tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, derisa theksoi se qeveria aktuale ka shënuar një ndryshim sa i përket kësaj teme.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Nuk duhet të ketë asnjë kriter tjeter që t’i shtohet vendit tonë për lëvizje të lirë. Madje, nuk duhet të përgatitemi për skenare negative
“Qeveria aktuale ka sjellur ndryshme dhe progres sa i përket kësaj çështje, prandaj edhe jemi optimist se liberalizimi i vizave do të ndodhë. Qeveria jonë e ka përmirësuar imazhin e Kosovës”, ka thënë Kurti gjatë kësaj konference.