Arrestohen dy të rinjë në Prishtinë pasi ia morën 500 mijë euro një personi për kinse investim në kriptovaluta

Arrestohen dy të rinjë në Prishtinë pasi ia morën 500 mijë euro një personi për kinse investim në kriptovaluta

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të  raportuar më datë 17.08.2022.

Personat e dyshuar: – F.C,  mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe , L. Rr, femër  21  vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, 

Sipas policisë së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se të njejtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parashë për investim në kripto valuta (vlera e përafërt arrinë deri në 500000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha.

Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, ashtu që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia”, thuhet në komunikatë.

Related Articles