Nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për furnizim me armatime dhe gatishmëria që Kosova si shtet dhe ushtri ka për të bashkëpunuar në çdo nivel me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i janë prezantuar zëvendëssekretares së Mbrojtjes për Politika në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, Sasha Baker, nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, në takim mes Mehajt dhe Bakerit në SHBA u bisedua për progresin e FSK-së, rolin e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e Qeverisë në situatën aktuale gjeopolitke, luftën në Ukrainë, etj.