Kombëtarja e Shqipërisë pati paraqitje të dobëta në kuadër të Ligës së Kombeve nën udhëheqjen e trajnerit italian, Edi Reja.
Shkarkimi i italianit Edi Reja është vetëm çështje kohe për shkak të dështimit në Ligën e Kombëve.
Deri tani ka pasur shumë zëra se kush do të jetë trajner i Shqipërisë.
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka konfirmuar se janë në bisedime me trajnerin e Ballkanit, Ilir Daja, raporton Gazeta Enigma.
“Di Baggios i kemi ofruar dikur postin e drejtorit sportiv në FSHF, ndaj ka dalë emri në skenë. Mund të jenë shumë trajnera shqiptar si, Ilir Daja. Është shumë trajner me eksperiencë. Pse të mos jetë një trajner shqiptar kësaj rradhe?”, ka deklaruar Duka.
Kujtojmë që Ilir Daja është shpallur kampion me Ballkanin në Superligë dhe është duke bërë paraqitje fantastike në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.