Mesfushori Lindon Emërllahu ka thënë se fitorja 2:1 e Sivassporit ishte e merituar. Ai ka vlerësuar se skuadra turke ishte më e mirë se Ballkani në pjesën e dytë dhe mori pikët me meritë.
“Publiku ishte në nivelin e duhur. Ne jemi përpjekur. Kemi luajtur mirë në pjesën e parë. Kishim raste, por nuk i konkretizuam. Dhe kur nuk i konkretizon dënohesh. Edhe në mbrojtje duhet të jemi më të vëmendshëm”, ka thënë Emërllahu. “Na mungoi tranzicioni dhe presioni lartë në sulm. Në pjesën e parë ishim në ekip më i mirë, ndërsa në pjesën e dytë Sivasspori ishte më i mirë dhe e meritoi fitoren”.
Ballkani ka edhe dy ndeshje në fazën grupore të Ligës së Konferencës.