Raportimi i mediave se Franca ka “kushtëzuar” liberalizimin e vizave për kosovarët me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë që njihet si ETIAS.
E kjo sipas Shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, nuk është asgjë tjetër përpos një qasje e gabuar dhe e padrejtë kolektive e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës në këtë proces.
Sipas Tahirit Bashkimi Evropian e ka kthyer liberalizimin e vizave në një telenovelë nga një proces teknik dikur, e cila nuk i bënë nder BE-së.
“Me diskutimin e kushteve shtesë, mësojmë dy gjëra: së pari, që nuk ka proces brenda BE-së, ku protagonizmi i vendeve anëtare nuk hyn në lojë. Kësaj radhe Franca, radhën tjetër si dihet cilit nga 27 vendet. Dhe, së dyti, edhe pse e vështirë ta faktualizojmë, mundësia që zvarritjet, siç themi ne, ‘ngreh e mos e këput’, të shërbejnë si levë dhe si karotë në raport me pritshmëritë për dialogun të vendeve lidere të BE-së”, ka shkruar Tahiri në rrjetin e tij social në Facebook.