Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë fjalën në seancën plenare dhe ka folur për procesin e dialogut.
“Kosova një nga temat me të rendesishme e ka dialogun. Së pari ka të bejë me llojin e dialogut, e dyta raporti Kuvend-Kryeministër ”
Haradinaj ka thënë se Haradinaj duhet të informojë parlamentin se çfarë po ndodh.
“Jo me ndjek gazetarët në traktor, po me ardhë në parlament, jo dokumentat franko-gjerman. Në llogjiken normale duhet me ardhë në parlament e me tregu si qendron puna. Sipas meje nuk ka dokument franko-gjerman dhe ka vetem një dokument amerikano-evropian dhe kush do që vjen mundet me përfaqësu një dokument. Ajo që më habit ende se ne po shpresojmë që do te arrijme sukses ne kete nivel të Lajçakut. Kryeministri, Presidentja dhe kryeparlamentari duhet me i shkru letër presidentit Biden dhe me nenshkru marrëveshjen atje, sepse çdo rrugë tjetër ka me lodhë Kosovën dhe ato që e përfaqësojnë atë”, tha Haradinaj.