Arbër Hoxha i pandalshëm, shënon dy gola në fitoren e Slaven Belupos

Arbër Hoxha i pandalshëm, shënon dy gola në fitoren e Slaven Belupos

Arbër Hoxha po vazhdon me paraqitje të mira në elitën e futbollit kroat.

Skuadra ku aktivizohet kosovar, Slaven Belupo, shënoi fitore sonte në udhëtim te Sibeniku, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në HNL – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:2, teksa të dy golat u shënuan nga Hoxha.

24-vjeçari shënoi në minutat 71 dhe 89. Ai tani numëron 4 gola dhe një asistim këtë sezon.

Slaven Belupo renditet në pozitën e katërt në tabelë me 20 pikë. 

Related Articles