Guardiola: Liverpool gjithmonë do jetë rivali ynë më i fortë

Guardiola: Liverpool gjithmonë do jetë rivali ynë më i fortë

Për Pep Guardiolën, Liverpool ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet rivali më i madh i Manchester City-t.

Duke folur në prag të sfidës që luhet në “Anfield” këtë të dielë në orën 17:30, e vlefshme për raundin e 11 të Premier League, trajneri theksoi se pavarësisht ecurisë jo të mirë të “The Reds”, ekipi i Klopp është një kundërshtar i fortë për “Citizens”.

“Liverpool ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet gjithmonë rivali më i madh i Manchester City-t. Ndeshja do të vendoset nga ajo që do të ndodhë në fushë, jo nga fakti se ne jemi përpara ose prapa në renditje. Është një lojë e vështirë. Unë i di cilësitë që ata kanë dhe ata i dinë cilësitë që ne kemi.”-deklaroi Guardiola.

Related Articles