Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar dy vdekje dhe 49 raste të reja me COVID-19, derisa 310 persona janë shëruar, raporton Gazeta Enigma.
Tutje, IKSHPK-ja njofton se rastet e vdekjes janë nga Komuna e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 106.803, derisa i të shëruarve ka arritur 99.097 raste. Kurse, numri i total i vdekjeve është 2.220